Rama thirrje qytetarëve: Të kursejmë energjinë, s’duam që ta aplikojmë fashën 800 kWh pas dhjetorit

Pas tërheqjes për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, kryeministri Edi Rama bën thirrje që ta kursejmë atë. I pranishëm në inaugurimin e një blloku banesash të rindërtuara pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit në Golem, Rama tha se qeveria nuk dëshiron që të aplikojë fashën 800 kWh pas dhjetorit.

”Jemi të vendosur ta mbajmë të paprekur çmimin e faturës së energjisë për abonentët familjarë dhe për bznesin e vogël. Kjo ka rolin e vetë në frenimin e inflaiconit, të cilin e kemi më të ulët në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Kjo kërkon vetëdije, çmimi që ka familja apo biznesi i vogël në fund të muajit nuk është çmimi real. Diferencën mes çmimit në faturë dhe atij real do ta mbulojë qeveria me qëllimin që çmimi të mos rritet, por edhe kufizime të mos ketë. Janë dy anë të një rrugë shumë delikate.

Ajo që kërkoj nga të gjithë është të kursejmë energjinë sa të mundemi, të mos lëmë dritat ndezur kot. Por tetori nuk është muaji më sfidues, pas tij vijnë nëntori e dhjetori me të ftohtin. Ne duam që fasha të jetë një eksperiencë që përfundon me dhjetorin. Të bëjmë të gjithë pjesën tonë. Nëse çdo abonent familjar dhe çdo biznes i vogël nuk shpenzon energjinë kot, ne jemi shumë të sigurt në këtë rrugë kaq delikate, sepse duam me patjetër të mos prekim çmimin apo t’i drejtohemi kufizimeve.

Vendet e tjera po rrisin faturat, të gjithë keni të njohur e miq në Itali. Mjafton t’i pyesni për stresin që kanë për shkak të rritjes së faturave të nergjisë në tërësi. Kosova ka filluar kufizimet e energjisë hde aplikimin e fashës. Ne po ndjekim një rrugë të guximshme, por edhe të rrezikshme”.

SHKARKO APP