Rama: Tirana e dyta pas Antalias, 1.4 mln pasaporta të huaja u futën veç në korrik
Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar nga Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan këtë të mërkurë në Ankara. Gjatë aktivitetit për nënshkrimin e memorandumit për Portin e Durrësit, Rama tha se turizmi në Shqipëri ka ndryshuar për mirë. Duke u ndalur tek turizmi, Rama tha se vendi ynë ka shënuar rritje dhe se Tirana zë vendin e dytë pas Antalias për nga numri i turistëve që pret. Ai shtoi se pasaportat e huaja që kanë hyrë në Shqipëri (pa llogaritur Kosovën) kalojnë shifrën e 1.4 milionëve.
“Sot paradite isha në Ankara me Presidentin Erdogan. Patëm një takim shumë vëllazëror si gjithmonë dhe ai dëshironte që të më mbante pak më shumë. Unë i thashë kam një arsye shumë të fortë që të kthehem në Shqiqëri. Më në fund jemi gati të nënshkruajmë protokollin e bashkëpunimit që i hap rrugë ligjit të veçantë për fillimin e investimin për portin më të madh të Mesdheut.
Jo më larg se sot, i kam këtu, unë kam marrë shifrat e këtij viti, që flasin më qartë se çdo fjalim, për vizitorët e huaj, duke përjashtuar vizitorët nga Kosova, që hyjnë të paregjistruar. Në qershor kemi pasur 604 mijë turistë, përfshirë dhe turistët nga Kosova. Sot kemi 876 mijë turistë të huaj, pasaporta të huaja, as të Shqipërisë, as të Kosovës.
Në korrik kemi pasur 1.1 mln, sot kemi 1.4 mln pasaporta të huaja. Në këtë periudhë, 1 deri në 7 gusht, 411 mijë vitin e shkuar, 482 mijë këtë vit. Në një nga klasifikimet e bëra për rritjen më të lartë të turizmit. Në të gjithë mMesdheun, Tirana është e dyta pas Antialias”.