Rama: Tirana, një vend ku me Airbnb bëhet nami! Mund të dalim aeroporti i parë në rajon

Tirana tashmë është kthyer në një ’magnet’’ për turistët. Ndryshe nga 10 vite më parë, këtë vit në aeroportin e Rinasit kanë zbritur 6.5 dhe 7 milionë pasagjerë.

Në episodin e fundit të podacastit ku kryeministri Edi Rama pati të ftuar Alvin Karaqi fituesin e medaljes së artë në Lojërat Olimpike Evropiane në karate tha se janë në kushtet kur mund të dalim aeroporti i parë në rajon.

Tirana është bërë dhe shumë, shumë “magnet” për turistët. Gjithë Shqipëria tani. Ti ke ardhur në 2005. Në 2005-ën ka qenë momenti i hapjes së aeroportit, pra terminali i ri dhe të gjitha pas aeroportit komunist që ishte, dhe në 2013-tën, në aeroportin e Tiranës kishte rreth 300-350 mijë pasagjerë. Këtë vit jemi midis 6.5 dhe 7 milionë pasagjerë dhe praktikisht jemi në kushtet kur mund të dalim aeroporti i parë në rajon, përfshirë dhe Beogradin, domethënë që ka një aeroport të madh. 6.5- 7 milion është diçka e pamendueshme deri disa vite përpara dhe kjo vetëm në aeroport dhe me aeroportin e Vlorës, do të rritet edhe më shumë sepse shumë njerëz që duan të vizitojnë Shqipërinë, sidomos zonën e Jonit, llogarisin kohën dhe nuk është shumë komode, por Tirana është bërë një vend ku me Airbnb bëhet nami, në gjithë Shqipërinë bëhet nami sot që flasim“, tregoi Rama.

 

SHKARKO APP