Rama: Transformim si nata me ditën godinat e reja të konvikteve në Qytetin Studenti
Në Qytetin Studenti në Tiranë 600 studentët që jetojnë 5 godina kanë tashmë kushte më të mira. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje nga këto godina, të cilat u rikonstruktuan falë mbështetjes financiare të qeverisë gjermane, përmes Bankës KfW.
”Një transformim si nata me ditën godinat e reja të konvikteve në Qytetin Studenti, me hapësira të bollshme dhe kushte moderne për të gjithë studentët që do të zgjedhin të jetojnë aty gjatë periudhës së universitetit. Deri më tani janë mbaruar 5 godinat e para me kapacitet për 600 studentë ndërkohë që vijon puna edhe për 14 godina të tjera, me 2 mijë e 600 studentë në total. Çdo studenti do ti mundësohet aksesi për të aplikuar nëpërmjet telefonit në Aplikacionin Tirana Ime, për të zgjedhur dhomën, pa pritur në radhë dhe pa procedura të zgjatura, ndërkohë që për herë të parë do të ketë dhoma për personat me aftësi të kufizuar”,-shkruan Rama.
Transformimi i konvikteve për akomodimin e studentëve vjen në sajë të mbështetjes financiare të Qeverisë Gjermane, përmes Bankës KfW, ku përfshihet edhe rikonstruksioni i 15 godinave të tjera. Nga ky investim përfitojnë më shumë se 2600 studentë shqiptarë, çka përmirëson ndjeshëm kushtet e tyre të jetesës dhe të studimit.