Rama tregon detaje të tjera për vizitën në Turqi/Projekte për arsimin, strehimin social dhe turizmin

Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje të tjera në rrjete sociale nga vizita e tij në Turqi. Shëndetësia, Arsimi, Strehimin Social dhe Kultura e Turizmi janë fushat ku pritet që të ketë më tej bashkëpunim.

”Takimet e sotme bilaterale çuan më tej axhendën e bashkëpunimit për:

• Shëndetësinë (me fokus reformën e Autonomisë Spitalore, binjakëzimin e Agjencive të Barnave dhe perspektivën e Spitalit Rajonal Memorial të Fierit në spital universitar).

• Arsimin, (me fokus çeljen në Shqipëri të filialit të Universitetit Teknik të Stambollit dhe planin për fakultetin e ardhshëm të mjekësisë e infermierisë pranë Spitalit Rajonal Memorial).

• Strehimin Social (me fokus reformimin e thellë të politikës sonë të strehimit).

• Kulturën e Turizmin (me fokus programin e restaurimeve të mëtejshme në Berat e Gjirokastër dhe investimet në hotelerinë me 5 yje në bregdet)”, shkruan Rama në facebook.

SHKARKO APP