Rama tregon ecurinë punimeve për ndërtimin e Urës së Bilçës në Berat

Kryeministri Edi Rama ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale një video që tregon përparimin e punimeve për ndërtimin e Urës së Bilçës në Berat. Ky projekt konsiderohet një nga investimet më strategjike për qytetin, duke ofruar një perspektivë të re për ekoturizmin në zonë.
Ura ka një gjatësi prej 268 metrash dhe një gjerësi të superstrukturës prej 12.4 metrash, që përfshin trotuare dhe korsi të dedikuara për biçikleta.


Aktualisht, punimet janë në fazat përfundimtare, me përfundimin e vendosjes së trarëve dhe fillimin e punimeve mbi strukturën e urës.
Ky investim pritet të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen për banorët e Bilçës, duke e integruar këtë zonë si një lagje të re të Beratit. Gjithashtu, ura do të shërbejë si një portë e rëndësishme për prurjet turistike drejt qytetit mijëvjeçar, duke zgjeruar ofertën turistike me destinacione të reja ekoturistike në Bilçë dhe zonat përreth.
AV

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?