Rama: Dje morën kreun e bashkisë pa asnjë kuptim dhe e lanë kryeqytetin pa punë!

Kryeministri Edi Rama komentoi sot arrestimin e kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Nuk po ngutemi por di se nga prokuroria ka patur presion të çuditshëm mbi dëshmitarët”. Me tej kryeministri theksoi se pse e arrestuan, kur ka ca letra koti, ndërkohë që prenë kokën e bashkisë, duke e lenë pa punë krejt Tiranën me mbi 1 milionë banorë.

Shefi i mazhorancës i kujtoi SPAK-ut se e keni marrë paksa me yrysh dhe me nxitim turravrapin ndaj kreut të Bashkisë, duke i arrestuar familjarisht, Erion dhe bashkëshorten me një fëmijë 6 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës për ta mbyllur pa gjyq në qeli për të lënë një qytet të tërë pa kokën që i kanë vënë mbi shpatulla, është një ngjarje tejet e madhe që nuk mund ta kaloj me “s’kam koment”. Unë nuk do t’i mbaj më për vete opinionet e mija. Në të gjitha rastet që drejtësia do të bëjë punën e saj. Sot opinioni im është ky: Drejtësia e re ka fituar vetëbesimin e nevojshëm. Mbështetja jonë do të vijojë njëlloj, por nuk ka pse mos shprehim edhe opinionet kritike, që do të ndihmojë edhe më tej konsolidimin e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

U bë 5 vite që flasin të tërë para e mbrapsht për këto që bën parakalimin para kamerave tek stacionin e trenit, dhe vetëm PS forca që qeveris vendin, heshtim. Heshtja jonë i ka ndihmuar shumë institucionet e drejtësi, deri këtu, por kuptojmë që u mungon kritika kontruktive.

Përballen sot me hosananë e një pjesë të publikut që me zor ka pritur të shohë pushtetarë të lidhur, ose sulme destruktive të asaj pjese të udhëhequr nga bufi i stërplakur dhe kua kua-të”- shtoi kryeministri. “I nisur nga një novelë, dorëzuar shkurtin e kaluar në SPAK që ka pjellë një roman 4000 faqe ku prokurorët dhe gjykatësit paraprakë kanë arritur që edhe nënën me fëmijën 6 vjeç ta lënë në Arrest shtëpie kur babanë e kanë çuar në qeli.

Kemi pasur edhe raste të tjera ku për 1001 arsye janë trajtuar ndryshe. Mungesa e uniformitetit që merren dhe trajtohen si kriminelët e kriminelëve Veliaj, Xoxe dhe fëmija 6-vjeç, ka një peshë të tillë që nuk duhet folur pa u zbardhur krimet që e paskan lënë Tiranën pa kryetar bashkie, pa gjyq. Flas për krimet e provuara, jo ata nga gojët e ndyra”- nënvizoi Rama.

Ndërsa me tej Rama u shpreh se “Trump-istët e kënetës opozitare shpallën dje fitoren”. Në një komunikim live në rrjetet sociale përmes rubrikës “Sy m’sy”, Rama komentoi prezantimin e konsulentit të fushatës elektorale të Partisë Demokratike.

“Dje Trump-istët e vetëshpallur të kënetës sonë opozitare patën një ditë masturbimi kolektiv tamam si adoleshentë. Shpallën fitoren sepse sollën me kushedi se çfarë lekësh dhe me sa lekë, një konsulent që ka punuar me Presidentin Trump”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “konsulentët atë punë kanë dhe unë jam i lumtur të them të vërtetën”.

“Unë numëroj turistë kur dikush thotë konsulentë. Luli kishte më shumë konsulentë, goxha konsulentë, partinë e kishte shumë më në formë dhe arriti një rezultat që dihet”-sqaroi Rama.

“U ekzaltuan nga arrestimi i Erionit dhe u turrën për të kërkuar dorëheqjen time. Jo vetëm oxhaku i vjetër i partisë së bufit të kënetës, por edhe mangallët e partiçkave, kanë vënë shishet poshtë, që kërkojnë dorëheqjen time. U deti kos edhe o burra të hidhemi tek Kryeministria”- tha ai.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?