Rama tur në Shkodër, reagon Berisha: Sundimtari që ka diskriminuar më shumë Veriun e Shqipërisë
Sali Berisha ka reaguar në lidhje me takimet që pati kryeministri Edi Rama në Shkodër, ndërsa e cilësoi një diskriminues. Ai tha se nuk ka pasur sundimtar tjetër më diskriminues sesa kryeministri Rama për Veriun e Shqipërisë.
“Shkoi në Shkodër pasi poshtëroi qytetin më keq se një pushtues, apo pasi e pushtoi atë me banda, pasi i grabiti votën me vrasësit serialë Bajrit, me Pëllumb Gjokën dhe banditë të tjerë.
Shkoi në Shkodër njëlloj si një pushtues i lig, kapardisej.
E vërteta është se Shkodrën dhe jo vetëm Shkodrën, por kurrë ndonjëherë veriun e Shqipërisë nga Fushë-Kruja gjer në Vermosh nuk e ka diskriminuar një sundimtar tjetër sa e ka diskriminuar Edi Rama. Nuk e ka shkretuar një njeri tjetër, sa e ka shkretuar Edi Rama”.