Rama u largua nga Parlamenti, PD kërkon ndërprerjen e seancës! Boçi: Pse trembet kryeministri?!

Menjëherë pas përfundimit të interpelancës, kryeministri Edi Rama është larguar nga Parlamenti. Kjo ka bërë që opozita të kërkojë ndërprerjen e seancës derisa të vijë sërish kryeministri.

Luçiano Boçi tha se fjalimi i sotëm i Ramës ishte një frymëzim personal i tij, si një hartim i shkollës së mesme.

“Rama duhet të ishte këtu, seanca e pyetjeve ka rregullat e veta. Ndërpriteni seancën deri në momentin që të vijë kryeministri, i bashkuat bashkë, por tani çfarë po bëni ju, gallatë me tre çështje të rëndësishme. Për interpelancën duhet të jetë Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lë të vijë, pse trembet, ka 5 javë që e pret parlamenti. Parashtrimi i tij ishte një frymëzim personal, një hartim i shkollës së mesme. Ju lutem shumë nëse doni ta quani seancë kjo nuk është seancë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Thirreni kryeministrin të japë përgjigje për interpelancën, për pyetjet për debatin”, tha Boçi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?