Rama u përgjigjet komentuesve: Ky popull më jep edhe mua ujë në bisht të lugës
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur edhe sot komentuesve në rrjetet sociale në rubrikën e tij “Sy m’sy”.
Një komentues i shkruante se po bën fushatë me tallava, Rama i ktheu këtë përgjigje:
Ky popull të jep ujë në bisht të lugës jo ty por edhe mua. Kush e nënvlerëson këtë popull përfundon si bufi i kënetës. Ky popull u ka mbijetuar situatave në një mënyrë të hatashme. Ky vend ka qenë target i politikave të fuqive të mëdha për t’u asimiluar komplet në kohëra të tjera që ka rrezikuar të humbasë gjuhën. Ka rrezikuar të mbetet me një alfabet tjetër, se ky popull mbart brenda shpirt europian. T’i thuash këtij populli që janë budallenj, është të bësh atë që bënë çyrkykët e kënetës”.
Më tej, Rama foli edhe për samitin e Europës që do të mbahet më 16 maj në Tiranë, ku do të mbërrijnë udhëheqësit kryesorë të kontinentit europian.
“Diaspora të votojë për PS, për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Më 16 maj do të vijnë të gjithë udhëheqësit e kontinentit europian në Tiranë. Unë jam i pakënaqur për shumë gjëra dhe jam dhe ambicioz që të bëj gjërat më mirë. Shumica e shqiptarëve e ndjen ndryshimin. Shqiptarët sot s’janë më njerëz që shihen si njerëz pa vlerë. Kur do hyjmë në BE, do kemi një Shqipëri të re. Mos e votoni Kënetën. Sot pagat janë rritur, kreditë e këqija janë vetëm 4 përqind. Sot jemi popull që kemi me çfarë të krenohemi”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

