Rama urdhëron mbledhjen e Komisionit për Reformën në Drejtësi për ligjin e vetingut

Kreu i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafa dërgoi një email për anëtarët e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, ku i njofton për një mbledhje ditën e mërkurë.

Mendohet se kjo mbledhje do të zhvillohet për të miratuar ligjin për vetingun, pjesë e paketës ligjore për reformën në drejtësi.

Me këtë mbledhje, socialistët rihapin edhe njëherë çështjen e reformës në drejtësi, kur të hënën u njoftua séanca e fundit e Kuvendit. Për këtë shkak, nisma e socialistëve për të miratuar ligjin e vetingut duket se vjen e pakonsultuar me aleatin në bashkëqeverisje, LSI-në.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës, kreu i LSI, Ilir Meta tha se ishte dakort të mblidhte Kuvendin të enjten, por me konsensusin e opozitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?