Rama uron mirëmëngjes dhe të diel të mbarë nga “Parku i Madh, oazi i qetë i Tiranës sonë”

Fillimi i ditës së diel, 17 gusht 2024 e gjen Kryeministrin Edi Rama në një dalje publike në rrjetet sociale duke uruar  ” MIRËMËNGJES 😊

dhe nga Parku i Madh, oazi i qetë i Tiranës sonë, ju uroj të diel të bukur🫶

Parku i Madh i Tiranës, i njohur gjithashtu si Parku i Liqenit Artificial, është një nga hapësirat më të mëdha dhe të rëndësishme të gjelbërta në kryeqytet. Siç dihet parku, një nga shënjimet identitare dhe përfaqësuese të metropolit shqiptar, është ndërtuar në vitet 1950, për të vijuar të jetë logo e Tiranës.

Parku ofron një mjedis të këndshëm për banorët dhe vizitorët, duke ofruar mundësi për shëtitje, vrapim, çiklizëm dhe aktivitete të tjera sportive. Gjithashtu, parku është një vend i preferuar për piknikë dhe relaksim, sidomos gjatë fundjavave dhe ditëve me diell.

Përveç natyrës së bukur, Parku i Madh i Tiranës përfshin edhe monumente dhe atraksione kulturore, amfiteatri i hapur, ku shpesh mbahen koncerte dhe shfaqje të ndryshme artistike.

Atje shkojnë të gjithë, dhe askush nuk mund të ndihet i vetmuar në atë perlë të natyrës dhe pranisë së njerëzve.

Albert Vataj / Koha Jonë

SHKARKO APP