Rama: Vajzat e djemtë e Kamzës, kartëvizita më e bukur e Rilindjes së një qyteti

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot pasdite një takim me të rinjtë në Kamzë. Në një video të postuar në rrjetet sociale, Rama falënderoi vajzat e djemtë e Kamzës, të cilët u shpreh ai, janë kartëvizita më e bukur e Rilindjes së një qyteti. ”Rrofshi vajzat e djemtë e Kamzës, ju jeni kartëvizita më e bukur e Rilindjes së një qyteti. Vota është e vetmja mundësi që njerëzit e zakonshëm kanë për të vendosur si duan të ndryshojnë vendin ku ata jetojnë dhe çfarë duan ata që të kenë. Këtë herë ne duhet të nxjerrim nga lumi i 11 majit, një rezultat që është më i miri i të gjithë rezultateve të Partisë Socialiste dhe kemi fituar 9 herë, kjo duhet të jetë fitorja e 10-të me notën 10-të”.