Rama videomesazh nga shtëpia: Mos merrni jashtë “bombat” për të vrarë prindërit e gjyshërit

Kryeministri Edi Rama përmes video-mesazh nga shtëpia, po informon shqiptarët lidhur me situatën e COVID-19 dhe masave të marra. Kreu i qeverisë i bëri apel të rinjve shqiptarë që të mos dalin nga shtëpia pa arsye duke dhënë shembuj se si në SHBA të prekurit ishim mes moshës 20-45 vjeç, e madhe edhe në gjendje të rëndë.

“Edhe unë në shtëpi sot dhe më vjen të qesh se ajo puseta e hapur dixhitale që kishte përhapur fjalën nuk shkoj në zyrë nga frika. Unë kam qenë i detyruar të shkoj në zyrë se ma ka dashur puna, por trimëria është të rezistosh mos të dalësh. Mbrëmë shifrat e të prekurve në SHBA ishin të frikshme për rininë. 40 % e të shtruarve janë nga 20-45 vjeç dhe jo pak prej tyre në gjendje të rëndë. Është e vërtetë që ky armik merr në botën tjetër përgjithësisht ata që janë më të moshuar të dobët, por është e pavërtetë që të rinjtë janë të paprekshëm, madje edhe fëmijët nuk janë 100% të paprekshëm. Sot në Izrael luftohet për jetën e një fëmije 9-vjeçar. I lutem atyre që luajnë mes orës 4-6 të mos dalin nga shtëpia, se mund të transportojnë bombat dhe të vrasin mos e dhënë kurrë zoti, prindërit dhe gjyshërit, por mund të humbasin edhe jetën e tyre”.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2625998364286573/?q=edi%20rama&epa=SEARCH_BOX

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?