Rama: Vijon puna në kantierin e lotit 5 dhe 6 të Unazës së Jashtme të Tiranës

Kryeministri, Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale ecurinë e punimeve në Unazën e Jashtme të Tiranës.
“Vijon puna në kantierin e lotit 5 dhe 6 të Unazës së Jashtme të Tiranës ku aktualisht janë realizuar 55 % e punimeve
Ky projekt që do t’i japë një frymëmarrje të re kryeqytetit me reduktimin e trafikut dhe hyrje-daljet e automjeteve për në Tiranë, po avancon dita-ditës në të gjitha lotet e saj
Unaza e Jashtme e Tiranës fillon në afërsi të Shkozës, duke zbritur në faqen veriore të Kodrës së Priftit, drejt zonës së Kinostudios. Më pas segmenti vazhdon drejt veriut, zbret drejt Lumit të Tiranës e më pas bëhet bashkimi me segmentin Babrru – Bregu i Lumit – Kthesa Kamëz – ish Sheshi Shqiponja”, shkruan Rama në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me një video ku tregohen mbi ecurinë e deritashme të punimeve.

SHKARKO APP