Rama: Vijon puna për fazën e dytë të shëtitores së plazhit në Durrës

“Vijon me intensitet puna për fazën e dytë të Shëtitores së Plazhit në Durrës, me gjatësi 1 kilometër deri tek Ura e Dajlanit, një investim i rëndësishëm që i shërben qytetarëve por edhe turistëve të shumtë që pushojnë në bregdetin e Durrësit.
Krahas shëtitores do të kryhet edhe zgjerimi i brezit të rërës duke krijuar më shumë hapësirë në dispozicion të pushuesve”, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

SHKARKO APP