Rama viziton mjediset e reja të spitalit bashkiak në Mirditë: Qendër kyçe e shërbimit shëndetësor në veri

Një tjetër infrastrukturë e rilindur spitalore në vend është Spitali bashkiak i Mirditës. Bashkë me maternitetin e integruar brenda tij, janë një qendër kyçe e shërbimit shëndetësor në veri të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama vizitoi mjediset e reja të Spitalit, urgjenca e të cilit pret 70% të gjithë urgjencave dhe problematikave që ndodhin në rrugën e kombit.

”Këtu jemi në spitalin bashkiak të Mirditës, i cili si infrastrukturë shëndetësore ka një pozicion shumë të rëndësishëm sepse përveç bashkisë së Mirditës i shërben edhe të gjithë qarkut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spitali i Mirditës pësoi dëmtime të shumta nga tërmeti. Me fondet e rindërtimit u bë i mundur rindërtimi nga e para e gjithë infrastrukturës spitalore.

Swiss Digital Mobile Reklama

E rëndësishme është që shërbimi i urgjencës në këtë spital pret 70% të gjithë urgjencave dhe problematikave që ndodhin në rrugën e Kombit. Prandaj, spitali i Mirditës ka rëndësinë e tij si infrastrukturë spitalore. Gjithçka është bërë sipas parametrave të një shërbimi model urgjence”,-tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?