Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 09:26 Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete Në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, mësimi vijon rregullisht në të gjitha fakultetet. Që në orët e para të mëngjesit, pedagogët kanë nisur zhvillimin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Rama-Vuçiç sulmojnë nga Tirana, kryeministrin Haradinaj

Rama-Vuçiç sulmojnë nga Tirana, kryeministrin Haradinaj

Editorial
E diel, 22 Dhjetor 2019 01:14
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Fakti që Presidenti serb Vuçiç erdhi në Shqipëri dhe shprehu dhembshurinë për viktimat e tërmetit, por nuk njeh krimet e ushtrisë serbe kundër shqiptarëve të Kosovës e kanë bërë të padobishme praninë e zyrtarëve të Kosovës në këtë takim. Edi Rama e vendosi dukshëm Kosovën në pozitë të vështirë sa edhe miku i tij, Presidenti Hashim Thaçi e refuzoi ftesën për të marrë pjesë në takimin e rajonit.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Edi Rama po bën realitet idenë tij dhe të Aleksandër Vuçiç për “vëllazëri” mes Tiranës dhe Beogradit me një kosto shumë të rëndë për shqiptarët, dëmtimin e marrëdhënieve institucionale mes Shqipërisë dhe Kosovës. Samiti i Minishengenit Ballkanik që u mbajt dje në Tiranë është dëshmia më e qartë sesa e marrë është ideja Edi Ramës për të rregulluar marrëdhëniet me Serbinë, pa zgjidhur më parë çështjen e Kosovës dhe njohjen e saj si shtet nga Beogradi. Edi Rama thirri në Tiranë liderët e rajonit, me idenë e bashkëpunimit për heqjen e kufijve, doganave, taksave duke nxitur modelin e një bashkëpunimi si mes vendeve të Bashkimit Europian. Që në nisje ky takim ishte një gabim strategjik i politikës shtetërore të Shqipërisë, pasi dihej që Kosova nuk do të merrte pjesë. Vetë ideja e Minishengenit dëmton interesat e Kosovës, pa u njohur pavarësia e saj, por edhe zhvillimet para këtij takimi ishin të tilla që e pamundësonin praninë e politikanëve të Kosovës në Tiranë. Një javë para se të zhvillohej takimi, presidenti Aleksandër Vuçiç, jo rastësisht deklaroi se Masakra e Reçakut është një sajesë e shqiptarëve dhe Serbia nuk ka bërë krime. Bëhet fjalë për masakrën ku u vranë dhe therën 45 shqiptarë nga policia serbe në vitin 1999. Pas kësaj deklarate dhe pas qëndrimit të njohur që Serbia nuk e njeh si shtet Kosovën, çdo politikan i Prishtinës nuk mund të bëjë marrëzinë që të ulet në takime rajonale me Vuçiç me idenë e bashkëpunimit rajonal. Ky lloj bashkëpunimi nënkupton një marrëveshje mes shteteve që njohin kufijtë e njeri-tjetrit, ndërkohë Serbia thotë se nuk i njeh kufijtë e Kosovës. Për më tepër, që gjithë ideja e Minishengenit Ballkanik nuk vjen si një kërkesë e Shqipërisë, por si një axhendë e Beogradit që synon ekspansion ekonomik. Llogaritjet politike dhe ekonomike të tregut rajonal tregojnë se financiarisht është Serbia ajo që fiton më shumë përballë vendeve të tjera. Diplomatë të njohur në Tiranë dhe Prishtinë e shohin këtë projekt edhe si realizim të një “Jugosllavie të Re”, për shkak të pozitës dominuese që ka Serbia në tregun e rajonit. Këto dyshime si dhe fakti që Aleksandër Vuçiç vjen në Shqipëri dhe shpreh dhembshurinë për viktimat e tërmetit, por nuk njeh krimet e ushtrisë serbe kundër shqiptarëve të Kosovës e kanë bërë të padobishme praninë e zyrtarëve të Kosovës në këtë takim. Edi Rama e vendosi dukshëm Kosovën në pozitë të vështirë sa edhe miku i tij, Presidenti Hashim Thaçi e refuzoi ftesën për të marrë pjesë në takimin e rajonit.
Por në vend që kryeministri Edi Rama dhe këshilltarët e tij për politikën e jashtme dhe rajonin, nëse ka, të shohin problemin serioz që kanë prodhuar për Kosovën dje, pala e qeverisë thelloi dhe më tej krisjen e raporteve institucionale. Kryeministri Edi Rama në dy fjalime që mbajti për idenë e Minishengenit, shumicën e kohës e harxhoi për të sulmuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe gjithë klasën politike në Prishtinë. Kreu i qeverisë shqiptare nuk është mjaftuar me kritika diplomatike, por me një gjuhë jo normale për një kryeministër ka akuzuar Haradinaj si gënjeshtar, mashtrues dhe politikan që nuk kupton situatën. Sulmet nuk kanë qenë vetëm ndaj Ramush Haradinaj, por edhe ndaj Hashim Thaçit, Albin Kurtit, Isa Mustafës dhe gjithë klasës politike të shtetit të Kosovës. Nuk është hera e parë që Edi Rama përdor një gjuhë të tillë fyese ndaj politikanëve, por ky nuk është rasti kur precedenti duhet përdorur si justifikim. Edi Rama flet si kryeministër i Shqipërisë dhe fyerja që i është bërë Kosovës është edhe më e rëndë. Sigurisht, shqiptarët nuk e përkrahin këtë gjuhë dhe dje janë ndjerë më të turpëruar kur dëgjojnë që kreu i qeverisë së tyre sulmon Kosovën me të njëjtën gjuhë si politikanët serbë. Sepse në të njëjtën linjë kundër Kosovës flet vetëm Vuçiç dhe kushdo politikan serb që nuk njeh Kosovën dhe do t’a dëmtojë atë. Ajo çfarë është e turpshme në samitin e djeshëm të Tiranës është se Aleksandër Vuçiç pati një aleat të ri kundër Kosovës. Fatkeqësisht ky ishte kryeministri i Shqipërisë që sulmonte Prishtinën nga Tirana, me të njëjtën gjuhë si Vuçiç.
Sido të jetë nisur dje kryeministri Rama, ka bërë një gabim të madh historik.
Mili Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete
AKTUALITET Para 1 minute

Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve
AKTUALITET Para 5 minutash

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve

Flick e pranon: PSG ishte më mirë se ne, por mësuam shumë nga kjo humbje!
SPORTI Para 10 minutash

Flick e pranon: PSG ishte më mirë se ne, por mësuam shumë nga kjo humbje!

Grabitje në pallatin mbretëror pranë Torinos, vidhen 26 orë xhepi të shekullit të 18-të me vlerë 150 mijë euro
BOTA Para 10 minutash

Grabitje në pallatin mbretëror pranë Torinos, vidhen 26 orë xhepi të shekullit të 18-të me vlerë 150 m...

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 13 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 11 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 16 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 11 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

5 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

6 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 12 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

7 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

8 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 32 minutash

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.