Rama: Zyra ime s’ka lidhje me ambasadoren Yuri Kim

Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngul se nuk ka marrë më datën 8 prill platformën e Presidentit Ilir Meta për integrimin dhe krizën politike.

Në një reagim në Facebook, Rama shprehet se zyra e tij nuk ka lidhje me ambasadën e SHBA dhe as me Ambasadoren e Yuri Kim. Kryeministri të të kuptohet se kjo platformë është dërguar në ambasadën e SHBA, por jo në zyrën e tij.

“Që unë s’gënjej Ilir Meta e ka shkruar vetë, se unë nuk quhem Yuri Kim dhe s’di që Ambasadorja e SHBA të mbulojë edhe shërbimin postar + po t’i kisha marrë ato pika do i kisha shkruar pse më duken si pika vaji e uthulle që duhen ndarë, se ndryshe thyhet ena e Kushtetutës dhe Integrimit”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë dhe pse mohon se ka marrë platformën, Rama ka zbatuar një pik të saj, pa u konsultuar me palët, më 9 maj. Ky fakt konfirmon se Edi Rama ka qenë në dijeni të dokumentit jo vetëm e ka marrë, por ka nisur zbatimin e njëanshëm të pikave të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?