Rama:Diplomohuni për tregun e punës, po ngremë industri e s’kemi inxhinjerë
Rama ritheksoi që “të mos prodhojmë diploma për tregun nesër, por të prodhojmë kapacitete të reja për tregun e punës sot dhe sigurisht që kjo është sfidë komplekse dhe kërkon rishikim rrënjësor të të gjithë mënyrës së funksionimit dhe sjellës së universitetit me tregun e punës dhe anasjelltas.
Një shembull shumë i thjeshtë: Shqipëria sot është qartësisht një vend që ka hyrë në një rrugë zhvillimi intensive të industrisë së naftës. Ne besojmë, shumë shpejt, edhe të gazit. Është gjithmonë e më qartë edhe nga të dhënat e fundit të eksplorimeve se Shqipëria ka një pasuri ende të panjohur në naftë dhe në gaz, që mund të përcaktojë në mënyrë dramatike një kapërcim epokal të vendit tonë në vitet e ardhshme. Po sa inxhinjerë nafte ka sot Shqipëria?- pyeti Kryeminsitri. – Të gjithë në Kanada! Po sa teknikë nafte ka sot Shqipëria? Sa njerëz të lidhur me këtë industri ka sot Shqipëria? Zero!” – theksoi ai.