RAMA:NË RRUGËN E RILINDJES SË SHËNDETËSISË

Nga Edi Rama.

Sot në Qendrën Spitalore Nënë Tereza për Njësinë e Shërbimit të ri Neurovaskular (stroke dhe post-stroke) krijuar si pjesë e Polit të Integruar të Neuroshkencës. Ky shërbim është transformuar tanimë në një qendër moderne të standardeve europiane, me teknologjinë më të lartë mjekësore, ku për herë të parë në Shqipëri, bëhet aplikimi i procedurës së trombolizës intravenoze për sëmundjet ishemike të trurit. Vlen të nënvizohet se këtë shërbim jetik sot e ofron vetëm QSUT dhe asnjë spital privat në vendin tonë.

Megjithë vështirësitë e mëdha që paraqet reforma shëndetësore, sot jemi në një fazë krejt tjetër për shërbimin kombëtar shëndetësor. Dhe realisht, që të gjithë ata që marrin shërbim në QSUT, por edhe në spitale te tjera ku ka nisur të fryjë era e Rilindjes, pavarësisht se kemi ende shumë probleme, i shohin dhe i çmojnë transformimet rrënjësore që po ndodhin përditë. Ata që nuk kanë qënë në spital dhe nuk e dinë se çfarë ka ndodhur, vazhdojnë të shajnë e të shajnë shëndetësinë dhe për hir të vërtetës, s’kanë asnjë faj se kanë përjetuar situata shumë të papëlqyeshme në të kaluarën.
s1 - Copy s2 - Copy s3 - Copy s6 - Copy s7 - Copy

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?