Rama:Parkim nëntokësor edhe poshtë “Sheshit Skenderbej”
Kryeministri Rama ka postuar në faqen e tij në Facebook disa foto që tregojnë projektin e ndërtimit të një parkingu nëntokësor në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Ky parking nëntokësor i shotehet edhe tjetrit që është menduar të ndërtohet me konçension të Parku Rinia, projekt që është kontestuar vazhdimisht si klientelist.
“Nis së shpejti ndërtimi i parkingut nëntokësor të sheshit Skënderbej. Falë bashkëpunimit të ngushtë Qeveri-Bashki, sheshi i degraduar prej disa vitesh në një kartodrom absurd do t’u rikthehet plotësisht qytetarëve, në formën e një hapësire publike pa makina e të rrethuar nga një kurorë e gjelbër, e cila do të jetë një shembull rrezatues i Rilindjes Urbane”, shkruan Rama në Facebook.






KOHA JONË SONDAZH

