RAMA:PAS PËRMBYTJES SË VJETSHME, PO DALIM MË TË FORTË SË BASHKU.
Nga Edi Rama
Me fermerët e fshatit Kafaraj të Fierit, kultivues të luleshtrydheve, të cilët një vit më parë pësuan dëme të rënda nga përmbytjet. Sot jo vetëm që u janë zëvendësuar serat e vjetra me të reja, por falë mbështetjes së qeverisë ne bashkëpunim me qeverine amerikane, është krijuar një model ekselence për prodhimin ku bashkë me teknologjinë e re janë ofruar trajnimet që do të ndihmojnë shumë për rritjen e prodhimit.
Kjo zonë ka sjellë në Shqipëri këto 3-4 vitet e fundit një risi të madhe me kultivimin e luleshtrydheve dhe ne do ta çojmë më tutje këtë përpjekje të përbashkët, si pjesë e një strategjie të re të qeverisë. Do të mbështeten të gjithë të interesuarit për një rritje të mëtejshme të sipërfaqes me sera, po edhe për prodhime të tjera. Bujqësia ka patur një ndikim real në rritjen e eksporteve, në rajon, por edhe drejt vendeve të BE dhe ne kjo na jep një kurajë të madhe për çuarjen përpara të projektit tonë që marka “Made in Albania” të çertifikohet dhe të behet e besueshme ndërkombëtarisht.


Problemi i mëparshëm me aksesin në financim, sot është i zgjidhur falë skemës se re për të garantuar kreditë bujqësore nga shteti, duke hapur rrugën për një financim nga bankat e nivelit të dytë prej 300 milion eurosh në 3 vjet.
Bashkive u është dhënë këtë vit fondi më i madh që shteti ka vënë ndonjëherë në dispozicion për ujitjen dhe kullimin, për pastrimin e kanaleve që për 20 e ca vjet nuk janë prekur me dorë nga ata që ishin përpara. Kjo së bashku me një flotë tërësisht të re ekskavatorësh në dispozicion të bashkive. Çfarë nuk është bërë në 20 vjet, nuk mund të bëhet në 2 vjet, por pa asnjë dyshim këtë sezon, fermerët do të kenë shumë më pak probleme.

KOHA JONË SONDAZH

