RAMA:SHQIPËRIA NJË HISTORI SUKSESI ME REFORMËN NË ENERGJI
Edi Rama shkruan:"Në Samitin e Këshillit Atlantik për Energjinë dhe Ekonominë mbajtur sot në Stamboll, ku Shqipëria ishte e ftuar e nderit për suksesin e reformës në energji e, po ashtu për rolin që mund të luajë në rajon falë burimeve energjetike dhe pozicionin kyç gjeografik. Projekti i Bashkimit Energjetik në Ballkan është sot, shumë qartë, instrumenti për nje ndryshim themelor për të ardhmen ekonomike e sociale të rajonit. Bazuar në linjat ekzistuese të interkonjeksionit me Greqinë dhe Malin e Zi, si dhe duke pasur parasysh interkonjeksionet e reja në ndërtim e sipër me Kosovën dhe Maqedoninë, Shqipëria po shumëfishon mundësite dhe po konsolidon pozicionin e saj energjetik në rajon. Për më tepër, Gazsjellësi TAP, cili do të sjellë gazin Kaspik nga fusha e Azerbajxhanit në Bashkimin Europian përmes Shqipërisë, e vendos vendin tonë në një pozite gjeostrategjikisht të favorshme për të sotmen e të ardhmen në kontekstin e Bashkimit Europian"
KOHA JONË SONDAZH

