Ramavaksinimi i personaliteteve, si sevap propagandistik qesharak, ndërsa pandemia rëndohet dhe vret!

Nga Petrit Vasili

Ramavaksinimi i “personaliteteve” si një veprim qesharak propagandistik vetëm sa krijoi një pështirosje kolektive dhe nuk ndryshoi asgjë në administrimin e falimentuar të Pandemisë nga kryeministri më i paaftë që është parë ndonjëherë.

Ramavaksinimi i “personaliteteve” shkeli çdo kriter dhe indikacion shkencor mjekësor që na mëson se më të rrezikuarit biologjikisht nuk vlerësohen duke u lidhur as zanatet apo meritat e tyre, por me riskun shëndetësor që paraqesin. Thënë thjeshtë: mund të ketë mjaft të moshuar të shëndetshëm, siç mund të ketë edhe më të rinj mjaft rëndë të sëmurë.

Ramavaksinimi i “personaliteteve” imponoi një shëmti shoqërore, që prodhon zemërim shumë të fortë dhe legjitim, sepse mjaft njerëz me vlera të spikatura duhet të shohin nga televizori se si njerëz të tjerë, tërësisht me të njëjtat vlera si ata, Rama-seleksionimi u jep të drejtën e jetës dhe të vaksinimit, ndërsa atyre ua mohon.

Ramavaksinimi i “personaliteteve” shkeli mbi ndjenjat e shenjta familjare të shqiptarëve, sepse Rama-seleksionimi imponoi që disa të moshuar të quajtur ” personalitete” duhet të jetojnë dhe qindra mijëra të tjerë nëna e baballarë, jo.

Mijëra djem e vajza shohin me zemërim shpërthyes këtë seleksionim përjashtues për prindërit e tyre të dashur, vetëm e vetëm sepse Rama-seleksionimit i duhen një tufë emrash të dëgjuar për t’i vendosur në ndenjësen e karriges së tij, që dridhet e lëkundet.

Vetëm për të moshuarit që janë mbi 400 mijë në Shqipëri do të duheshin rreth 900 mijë vaksina.

Rama-drejtimi i pandemisë ka siguruar qindra herë më pak vaksina gjithsej, vetëm 9 mijë copë, të cilat janë për të gjithë popullsinë dhe për të gjitha kategoritë.

9 mijë vaksina nuk mjaftojnë as për 15% të mjekëve, infermierëve dhe personelin shëndetësor të Shqipërisë, ndërsa për të moshuarit janë aktualisht vetëm disa dhjetëra vaksina në dispozicion, pra mijëra herë më pak se sa duhen për ta.

Gjynah vërtet që Rama-seleksionimi, disa persona nga personalitetet i shndërroi thjesht në një tufë të vaksinuarish, përfitues të sevapit vaksinor propagandistik të Rama-vaksinimit.

Ndërsa dita e sotme shënon serish shifra kritike të infektuarish, plot 1185 raste.

Këta qytetarë kanë nevojë për rimbursim të barnave e shërbimeve  mjekësore në banesë dhe për spitale miqësore e të pajisura siç duhet.

Ramavaksinimi i “personaliteteve” dhe Rama-lyerja e fasadave të qendrave shëndetësore vetëm sa po na çojnë në ditë gjithnjë e më të zeza për shëndetin dhe jetën

SHKARKO APP