Raporti “Dick Marty”. Më 12 tetor, kryeministri Rama do mbajë një fjalim në Këshillin e Europës

Më 12 tetor, kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet Këshillit të Europës me një fjalim, ku do të kërkojë rishikimin e Rezolutës 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës. Shqipëria miratoi në Kuvend Rezolutën kundër raportit të Dick Marty, pasi akuzat e bëra prej tij janë totalisht të pabaza dhe nuk janë vërtetuar në të gjithë këto vite dhe njollosin një luftë të drejtë të popullit të Kosovës.

Rezoluta u është dërguar:

Vendeve anëtare dhe atyre me statusin e vëzhguesit të Këshillit të Europës;
Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës;
Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës;
Presidentit dhe zv/presidentëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës;
Sekretares së Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës;
Komitetit për Çështjet Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës;
Komitetit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

SHKARKO APP