Raporti: ”Europa ka nevojë për një parti të vërtetë opozitare”
Gazeta “Vox”, e nxitur nga vorbulla e diskutimeve mbi BE-në dhe shtetet që kërkojnë referendum, në një shkrim të sajën, hedh idenë për domosdoshmërinë e një parti opozitare, që sipas saj i mungon kontinentit. Sipas shkrimit në fjalë, Partia Popullore Europiane, e qendrës së djathtë është partia kryesore që vepron në Parlamentin Europian. BE-ja ra në një krizë të rëndë ekonomike, siç Shtetet e Bashkuara në vitin 2008 por ka pasur një rimëkëmbje më të dobët.
Ndërsa dështimi ekonomik dhe jo popullariteti çojnë në humbje zgjedhore, një regjim i ri në Europë në kuadrin e politikës konvencionale kombëtare duhet sepse ndikimi i keq menaxhimit të PPE-së ka qenë e diskredituar në të gjithë skemën institucionale. Mbretëria e Bashkuar votoi për të lënë BE të enjten, dhe sondazhet tregojnë që në një numër i madh i vendeve të tjera është dakord për të njëjtin hap.
Lidhur me këtë situatë të ndërlikuar, gazeta në artikullin e saj shkruan se për të ruajtur veten, Bashkimi Europian ka nevojë për një parti opozitare të vërtetë politike: ”Një që mund të formulojë një axhendë politike koherente alternative. Deri më tani, partia kryesore e qendrës së majtë ka qenë shumë e turpshme dhe shumë e varur nga agjendat lokale. Por për të shpëtuar projektin Europian, dikush duhet të flasë me forcë”,– sygjeron më tej shkrimi. Polarizimi i tepruar partiak ka të metat e veta, por Europa është duke u gjunjëzuar nga mungesa partiake.
Gjeniu i një opozitë besnike
Nocioni i një “opozite besnike”, është në shumë mënyra risi kryesore në institucionalizimin e demokracisë. Ideja është që një lëvizje politike e organizuar mund të kundërshtojë ashpër agjendën e regjimit aktual qeverisës, pa u parë si e pabesë ndaj shtetit apo kombit. Kjo do të thotë se sunduesit aktual do të përballen me llogaridhënien kuptimplote. Nëse votuesit janë të pakënaqur me punën e tyre, një ekip i gatshëm dhe i etur pret në ”rrugë” për të marrë përsipër përgjegjësinë.
Gazeta ”VOX”, hedh idenë se ne mendojmë që një opozitë besnike mungon, kjo për shkak të shtypjes nga ana e sundimtarëve. Por sipas anaëistëve, Bashkimi Europian vuan kryesisht nga problemi i kundërt, sepse ka tepërt konsensus. ”Burokratët e Brukselit janë të përgjegjshëm. Në aspektin institucional, zhvillimi i një parti të vërtetë opozitare do të kërkojë gjithashtu krijimin e idesë që Komisioni Europian duhet të japë llogari para Parlamentit Europian në një mënyrë që kabineti kombëtar do të jetë përgjegjës para parlamentit kombëtar”,– nënvizon gazeta.
Socialdemokratët Europianë duhet të bëjnë punën e tyre
Lajm i mirë është se partia opozitare tashmë ekziston por ajo vetëm ka nevojë që të fillojë të veprojnë si një opozitë e vërtetë. Ajo që quhet ”Partia e Socialistëve Europianë”, një grup i partive kryesore të qendrës së majtë nga çdo vend Europian. Partia e Punës së Mbretërisë së Bashkuar është pjesë, siç është Partia Demokratike e Italisë, Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, Partia Socialiste e Francës, Partia Punëtore Socialiste e Spanjës, dhe kështu me radhë.
Hapat drejt ndërtimit të një shteti të gjerë të BE-së drejt mirëqenies, është ndoshta duke filluar me një pension minimal të pleqërisë apo me ndonjë formë të qasjes së përbashkët për sigurimin e papunësisë. Shpresa, natyrisht, do të ishte që kjo agjendë ti çojë demokratët socialist drejt fitores elektorale në zgjedhjet e 2019.
Në një moment të ndjenjave të Euroskeptikëve, kjo mund të jenë katastrofike. Në fund të artikullit, gazeta sygjeron se: ”Europa ka nevojë për një parti të vërtetë opozitare, ka nevojë për një agjendë të qëndrueshme. Shndërrimi në një parti opozitare në Bruksel ku takohen dy nevoja, si ajo e shpëtimit të demokracinë sociale dhe të projektit Europian”.
Burimi: VOX/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

