Raporti i DASH kundër qeverisë, Gjekmarkaj: Rama të tërhiqet nga presioni ndaj medias

Raporti nga DASH për Shqipërinë, flet për mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mungesa e mediave të pavarura; dhe korrupsioni i vazhdueshëm në qeverisje, në organet e zbatimit të ligjit dhe në institucionet lokale.

Ndaj dhe nënkryetari i Kuvendit, deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj thotë se qeveria “Rama 3”, duhet që të tërhiqet nga presioni ndaj medias.

“Ky institucion i lartë i SHBA-së, ka folur kundër qeverisë dhe pro medias. Opozita ka folur pro medias. Është koha që Qeveria të tërhiqet nga presioni i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë ndaj medias, nga përdorimi i dy standardeve në raport me DASH dhe SHBA”,-shkruan Gjekmarkaj.

Postimi i plotë

Një vend si Shqipëria, e cila po vuan për të ndërtuar shtetin e sundimit të ligjit dhe të standardeve demokratike ka bërë një zgjedhje nga pikëpamja retorike racionale. E ka bërë atë pushteti e ka bërë opozita në këto 32 vjet. E kam fjalën për politiken amerikane, deklaratat dhe raportet e DASH. Ato nuk mund t’i përdorim vetëm si fruste ndaj njeri tjetrit kur na shkon për shtat. Kur na bie hidhet e shtyjmë, e refuzojmë, e interpretojmë fshtaçe.

E para që duhet të reflektojë ndaj tyre është ajo që ka përgjumësinë më të madhe pra qeveria. Raporti i fundit i Dash ngre shqetësime për shumë çka nuk shkon e bëhet keq në vendin tonë duke i adresuar problemet e pafundme që shpërthejnë si ujërat e zeza. Në kauze thërritet qeveria.

Raporti i Dash ngre shqetësim, evidenton çedimet procedurale për prishjen e hotelit “Prestige Resort” pronari i të cilit posedon disa nga mediat më të rëndësishme në vend duke aluduar që mes këtij fakti dhe linjës editoriale ka lidhje gjë e papranueshme për një demokraci liberale. Gjithë kohën qeveria në luftën e saj politike ndaj opozitës përdor si argument disa vendime të DASH që kanë trazuar politiken tonë e atë opozitare në veçanti.

Sot ky institucion i lartë i SHBA ka folur kundër qeverisë dhe pro medias. Opozita ka folur pro medias. Është koha që Qeveria të tërhiqet nga presioni i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë ndaj medias, nga përdorimi i dy standardeve në raport me DASH dhe SHBA. Përmendja e kësaj ngjarjeje në raport është mbështetje morale, por edhe legale për drejtuesit e këtyre mediave si dhe drejtim gishti ndaj qeverisë.

SHKARKO APP