Raporti i DASH për trafikun e qenieve njerëzore, Vasili: Këmbanat bien për Rilindjen

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin mbi trafikun e qenieve njerëzore për vitin 2021, ku për qeverinë ”Rama 2”, thuhet se nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eleminimin e trafikimit, por që po bën përpjekje të konsiderueshme për ta bërë një gjë të tillë.  Për nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili kjo tregon se është një këmbanë për Rilindjen. ”Shqipëria e dyta në botë për drogën, trafikimi i qënieve njerëzore në situatë kritike, krimi i organizuar veçse rritet. Ka vetëm një fajtor: Rilindja me Edi Ramën në krye. Situata më e rëndë në 30 vjet pluralizëm”,-shkruan Vasili.

Postimi i plotë

DASH i qartë, këmbanat bien për Rilindjen dhe çdo ndërkombëtar “pa sy dhe veshë”. Raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit, në mënyrë të njëpasnjëshme janë negative dhe shumë kritike për qeverinë e rilindjes, vit pas viti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria e dyta në botë për drogën, trafikimi i qënieve njerëzore në situatë kritike, krimi i organizuar veçse rritet.
Ka vetëm një fajtor: Rilindja me Edi Ramën në krye. Situata më e rëndë në 30 vjet pluralizëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

I patolerueshëm ekzaltimi i disa të huajve në Shqipëri, që bëjnë sikur nuk shohin dhe nuk dëgjojnë dhe mbështesin këtë qeveri turpi. Këmbanat e DASH kanë kohë që bien fort, jo vetëm për Rilindjen, por edhe për çdo ortak të tij vendas apo të huaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?