Raporti i Dick Marty, Vasili-Ramës: Ke kërkuar hetim të plotë. Pse padite simbolin e luftës së UÇK-së?

Raporti i ish-anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty mbi UÇK-në, ka nxitur një debat të politikës në vend. Këtë herë është nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i cili thotë se kryeministri Edi Rama e ka mbështetur totalisht këtë raport, madje duke kërkuar edhe hetim të plotë.

”Pse e ke mbështetur ti totalisht raportin e Dik Martit në Strasburg, përmes anëtarit tënd të delegacionit, Gjiknuri i cili ka thënë “Kështu që, i kërkoj Asamblesë të mbështesë amendimet e propozuara nga delegacioni shqiptar, që kërkojnë një HETIM TE PLOTE TE ÇËSHTJES dhe që të menjanohet deklarimi paraprak fajtor të një organizate politike për arsyen e vetme se ajo luftoi për çlirimin e një populli të shtypur””,-shkruan Vasili në facebook.

Nga ana tjetër, Vasili e pyet Ramën se kush e urdhëroi që të padiste në Gjykatë, simbolin e luftës së UÇK-së, Ramush Haradinaj. ”Pse u tërhoqe si legen nga padia ndaj Ramushit apo të tmerruan hartat e pazarit që kishe bërë për të ndarë Kosovën dhe që do dilnin sheshit në atë gjyq?’‘.

Postimi i plotë

Dy pyetje Krye Mashtruesit antiKosove Edi Rama! Meqenese KryeMashtrues paske merakun e Dik Martit, atehere boll u sperdrodhe, por ktheji pergjigje Pyetjes:

1-Pse e ke mbeshtetur ti totalisht raportin e Dik Martit ne Strasburg, permes si anetarit tend te delegacionit Gjiknurit, i cili ka thene:

“Kështu që, i kërkoj Asamblesë të mbështesë amendimet e propozuara nga delegacioni shqiptar, që kërkojnë një HETIM TE PLOTE TE ÇËSHTJES dhe që të menjanohet deklarimi paraprak fajtor të një organizate politike për arsyen e vetme se ajo luftoi për çlirimin e një populli të shtypur”.

Kryemashtrues është kerkuar shume qartë nga ti:..“HETIM TE PLOTE TE CESHTJES” dhe kundërshtimi ishte per plotesime periferike.

KryeMashtrues ke kerkuar vete me shkrim “Hetim te Plote”, ja ke kaluar edhe Dik Martit vete. Faktet ulerasin, KryeMashtrues e ke mbeshtetur Dik Martin ne Strasburg, permes Gjiknurit tend, kete nuk e leviz topi. KryMashtrues LSI nuk ka pasur asnje perfaqesues ne Strasburg dhe kete nuk e ndryshon dot asnje mashtrim i yti.

2.-KryeMashtrues kush te urdheroi te padisesh ne Gjykate simbolin e luftes se se UÇK, Ramush Haradinaj? Pse u terhoqe si legen nga padia ndaj Ramushit apo te tmerruan hartat e pazarit qe kishe bere per te ndare Kosoven dhe qe do dilnin sheshit ne ate gjyq. Se çfare ke bere dhe ben ti per te shitur Kosoven e di gjithe Kosova dhe Kosovaret nga i pari tek me i fundit.n Ndaj mos e zer Kosoven dhe UÇK më me goje, se u ben pis emrin te dyjave kur dalin nga goja jote.

SHKARKO APP