Raporti i Finos: Bashkitë ku PS doli më keq se në zgjedhjet e 2013

Referuar raportit të Sekretarit të Organizimit Administrativ në PS, Bashkim Fino janë tre bashki ku PS-ja pësoi rënie drastike në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Fino ka bërë evdentimin e zonave të vendit të cilat gjatë zgjedhjeve të vitit 2017 patën një rezultat më të ulët se në parlamentaret e 2013-ës. Raporti i Finos përfshihen 120 njësi administrative vendore dhe 383 të tjera në shkallë vendi, përfshirë bashki dhe njësi administrative.

Në 16 bashki rezultati ka qenë 50% më i ulët ndërsa në bashkitë Devoll, Peqin e Kamëz të gjitha njësitë administrative janë më dobët se në vitin 2013.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu Fino në raport ka rreshtuar edhe shkaqet se pse është arritur një rezultat kaq i dobët në zgjedhjet e këtij viti., duke evidentuar mungesën e aktivizimit të anëtarësisë apo dhe premtimet për vende pune nga forcat e tjera politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?