Raporti i OSBE/ODHIR nxjerr bllof komisionin anti Meta

Raport i OSBE ODHIR theksoi edhe njëherë se Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion që mund të shprehet për kushtetueshmërinë e dekreteve presidenciale për zgjedhjet duke hedhur poshtë gjithë pretendimet e socialistëve që kanë ngritur komisionin parlamentar për shkarkimin e Metës.

“Paqartësitë ndërmjet institucioneve kryesore minuan besimin e publikut në ligjshmërinë e zgjedhjeve. Paqartësia u shtua më tej me mosmarrëveshjen ndërmjet aktorëve zgjedhorë në lidhje me ndarjen e përgjegjësisë ndërmjet Gjykatës Kushtetuese, si i vetmi organ që mund të vendosë mbi kushtetueshmërinë e dekretit të Presidentit, dhe Kolegjit Zgjedhor i cili ka mandat të mbikqyrë ligjshmërinë e procesit zgjedhor. Gjykata Kushtetuese është përkohësisht jashtë funksionit si pasojë e procesit të rivlerësimit të magjistrantëve në Shqipëri” thuhet në raport.

Aty kritikohet vendimi i Kolegjit Zgjedhor, i cili e konsideroi dekretin e Presidentit të paligjshëm. Sipas raportit gjyqtarët që morën vendimin ka qënë të ndikuar nga procesi i vetingut duke cënuar pavarësinë e kësaj gjykate.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ndërsa gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor gëzojnë imunitet dhe nuk i nënshtrohen procedurave disiplinore gjatë gjithë afatit për të cilin Kolegji funksionon, ata i nënshtrohen “procesit të vettingut” në vazhdim, i cili mund të ndikojë në sigurinë e mandatit të tyre dhe në këtë mënyrë të mund të ndikojë në pavarësinë e tyre”shkruhet në raport. Madje nëse bëhet fjalë për shkeje antiligjore ato i ka bërë mazhoranca e cila sipas raportit nuk ma pranuar ta botojë në fletoren zyrtare dekretet presidenciale.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Më 27 qershor, Presidenti Meta shpalli një dekret tjetër, duke caktuar 13 tetor 2019 si datën e zgjedhjeve lokale. Gjatë kësaj kohe, KQZ vazhdoi përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor. Ndryshe nga dekreti i 10 qershorit, dekreti i 27 qershorit mbeti i pabotuar në Fletoren Zyrtare, megjithëse botimi i akteve të nxjerra nga Presidenti kërkohet nga ligji” nënvizohet aty.
Pra nëse rilindja ka nisur një procedurë përshkarkimin e kreut të shtetit me premisën se ai ka vepruar në kundërshtim me kushtetutën, raporti thekson seaskush perpos Gjykatës Kushtetuese që mungon nuk ka tagër të gjykojë mbi këtë, duke e nxjerrë bllof komisionin propagandistik që vazhdon punën në parlament. Lapsi.al

Lexoni edhe…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?