Raporti/ Mbi 60% e deputetëve të rinj të “opozitës” votuan pro çdo ligji të qeverisë

Një raport i Institutit të Studimeve Politike (ISP) për sesionin e fundit të Parlamentit, paraqet me shifra degradimin e opozitës së re parlamentare, që mori mandatet pas largimit të PD dhe LSI. Sipas raportit rreth 60 % deputetët që e rinj që hyn në Kuvend, gjasme si pjesë e opozitës, kanë votuar të gjitha nismat e qeverisë “Rama”, njëlloj sikur të ishin deputetë të Partisë Socialiste.
“Të dhënat e monitorimit treguan se rreth 60% e deputetëve të ardhur në parlament gjatë 2019 në emër të opozitës ishin votues të rregullt “pro” akteve të mazhorancës dhe nismave të qeverisë”,- thuhet në raport.
Në raportin e ISP theksohet se Kuvendi ju shmang debatit mbi legjitimitetin dhe nuk luan rolin e promovuesit të pluralizimit në vend. “Periudha shtator – dhjetor 2019 është karakterizuar nga aktiviteti formal parlamentar dhe kapërcimi i debatit mbi legjitimitetin. Aktiviteti parlamentar nuk ka pasur protesta apo pengesa të tjera në ushtrimin e funksioneve. Normaliteti është tregues pozitiv, por i pamjaftueshëm për pritshmëritë publike ndaj Kuvendit. Kuvendi pati vështirësi për të luajtur rolin e organit kryesor vendimmarrës dhe për të promovuar pluralizmin në përbërjen dhe vendimet e tij”,- thuhet në raportin e ISP.
Duke analizuar gjithë votimet gjatë periudhës qershor-dhjetor 2019, raporti vë ne dukje se numri i deputetëve të PS është rritur me gati 16 ligjvënës të tjerë.
“Partia Socialiste fitoi zgjedhjet më 2013 me 74 deputetë. Gjatë sesioneve parlamentare 2018 PS humbi një deputet (Gjetan Gjetani) dhe mori një deputet (Robert .itri). Në total PS do të duhej të kishte 74 deputetë, pavarësisht se dy deputetë, Reme Lala dhe Dritan Bici të zgjedhur në emër të PDIU deklaruan publikisht se duan t’i bashkohen PS në mazhorancë. Në faqen zyrtare të PS dhe të Kuvendit PS ka 74 deputetë. Megjithatë, një analizë e votës parlamentare shtator-dhjetor 2019 rezulton se edhe në votimet politike në parlament, në të cilat ka pasur debate e kundërshti të shumta, mazhoranca ka ruajtur një kuotë votash të qëndrueshme prej 84-90 deputetësh, pra rreth 10-16 deputetë më shumë, sesa vota elektorale e vitit 2013”,- thuhet në raport.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?