Raporti për kapjen e shtetit, Tabaku: Nuk ka më ekonomi tregu, mbijetojnë ato biznese që vendos qeveria
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, regaoi sot lidhur me gjetjet e raportit “SELDI 2020”, sipas të cilit Shqipëria renditet në vende me nivel të lartë të monopolizimit, korrupsionit, kapjes së shtetit dhe paragjykimit të interesit privat në rajon.
Në një dalje për mediat nga selia blu, Tabaku tha se Rama shkatërroi bizneset në vend përmes monopoleve.
Sipas saj sot nuk ka më ekonomi tregu por ekonomi të centralizuar ku mbijetojnë vetëm ato që vendos qeveria.
Tabaku: Çdo nismë qeveritare deri me sot ka pasur vetëm një qëllim: shkatërrimin e ekonomisë së tregut dhe konkurrueshmërisë për interes të oligarkisë dhe monopoleve.Këtë fakt e dëshmon dhe raporti i fundit i SELDI ku shkruhet e qartas se presioni i kapjes së shtetit në Shqipëri është 50%. Duke u renditur kështu të parët në rajon.
Shteti është kthyer në zyrën noteriale që aprovon politikat fiskale të oligarkisë dhe monopoleve. Këtë e dëshmon dhe ky raport ku ligjet anti-monopol në Shqipëri kanë vlerësimin më negativ në zbatimin e tyre ne rajoni. 52 pikë nga 100 të mundshme – ky është vlerësimi për ligjet antimonopol të Shqipërisë në raportin e SELDI.
Sektorë të tjerë me shenja të kapjes së fortë nga shteti janë tregtia me shumicë jo e specializuar, shitja e karburantit, sektori elektricitetit dhe sektori i ndërtimit i cili po përdoret masivisht dhe për pastrim parash. Qeveria e drejtuar nga Rama për gjithë këto vite nuk ka qenë miqësore me biznesin. Thuajse të gjitha raportet e Dhomave të Tregtisë, përfshirë edhe Dhomën Amerikane të Tregtisë, kanë raportuar problemin e monopolizimit.
Partia Demokratike është e bindur që një nga faktorët kyç në këtë situatë lidhet me politikat fiskale dhe të taksave që ka zbatuar Edi Rama. Sot, praktikisht nuk ka më ekonomi tregu, sot jemi në një ekonomi të centralizuar ku mbijetojnë vetëm ato që vendos qeveria. Korrupsioni është oksigjeni përmes të cilit ky sistem mbahet në këmbë, një praktikë e shëmtuar që sot po vuloset me ligje, VKM dhe tendera të paracaktuar.
Sipas raportit të Institutit për Lidershipin në Evropën Juglindore për Zhvillim dhe Integritet (SELDI) dhe të financuar nga BE, zbulohet se pavarësisht përparimeve në mirë qeverisje, kapja e shtetit mbetet në nivele të papranueshme në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
SELDI vëren se zhvillimi i metodave efektive për të adresuar këtë problem përpara anëtarësimit në BE është një parakusht thelbësor në procesin e zgjerimit.
Përmes vlerësimit të kapjes së shtetit, SELDI ofroi një pasqyrë se si kapja e shtetit prek sektorët kryesorë ekonomikë dhe rreziqet e monopolizimit në rajon.
Për sa i përket monopolizimit, presioni është më i lartë në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë. Në këto vende, situata përkeqësohet nga mungesa e politikave kundër oligarkisë. Presioni i kapjes së shtetit tek biznesi zakonisht kanalizohet përmes përqendrimit të prokurimit publik, lejeve të ndërtimit, koncesioneve, privatizimit, si dhe licenca për bizneset e rregulluara dhe të akcizave.
Shqipëria gjithashtu u vlerësua dobët në presionin ndaj kapjes së shtetit. Ajo u regjistruar si “e lartë në nivele shqetësuese”. Kjo kërkon më shumë ligje më të forta kundër përqendrimit të prokurimit, aktiviteteve të organeve të specializuara rregullatore dhe më shumë transparencë në sektorët kritikë.
Fushat më të ndikuara nga monopolizimi në Shqipëri – janë telefonia celulafre (59%), farmaceutika (56%), lojrat e fatit (50%), furnizimi me energji elektrike dhe gaz (47%) dhe ndërtimi (41%).
Monopolizimi i sektorit të energjisë elektrike dhe gazit ishte veçanërisht problematik dhe raporti vuri në dukje se qeverisja e keqe në këtë sektori e është e përhapur.