Raportuesi Fleckenstein me ministrin Tahiri, diskutohen arritjet dhe reformat

Raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë Knut Fleckenstein gjatë vizitës që po zhvillon në Tiranë, u takua pasdite me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Biseda u zhvillua pa praninë e mediave, por pas takimit Tahiri e komentoi atë në facebook si një mundësi për të ndarë rezultatet e punës dhe një diskutim për reformat e pritshme.

“Me Knut Fleckenstein për rezultatet e punës tonë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. 2014 reforma e rezultate të shkëlqyera, 2015, edhe më shumë për modernizimin e policisë, shërbimin ndaj qytetarëve, luftën kundër korrupsionit brenda policisë, luftën kundër informalitetit, paligjshmërisë, kriminalitetit dhe terrorizmit”, shkruan ministri Tahiri.

Ministri Tahiri iu përgjigj edhe akuzave të opozitës, përmes statusit të tij, duke apeluar për lënien e policisë të bëjë detyrën.

“Më shumë reforma dhe rezultate bashkë me qytetarët, bashkë me partnerët. Boll me baltë dhe sulme politike ndaj policisë. Policia duhet lënë rehat të bëj detyrën”, thekson kreu i Ministrisë së Brendshme.

SHKARKO APP