Raundi i tretë i negociatave Rusi-Ukrainë, zbulohet dita e takimit
Skynews raporton se Rusia dhe Ukraina do të zhvillojnë të hënën raundin e tretë të bisedimeve.
Lajmin e bën me dije negociatori ukrainas David Arakhamiya, i cili në një postim në Facebook, tregoi ditën kur do mbahet takimi por nuk dha detaje të mëtejshme.
Kujtojmë se të enjten, të dy palët ranë dakord të hapin korridoret humanitare për të lejuar civilët të largohen nga disa zona luftimi, megjithëse ka pasur vonesa në zbatimin e tyre.
Gjithçka nisi kur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022.
Disa minuta më vonë pasuan sulmet e para. Në këto dhjetë ditë luftë kanë humbur jetën shumë njerëz e mijëra të tjerë kanë marrë rrugën e arratisë.