Reagim i Akademisë Alternative Shkencore: Shitja enigmatike e detit, të reagojmë urgjent tani!

Duhet të reagojmë urgjent sot, jo për t’iu akërryer politikës së djeshme apo kësaj të sotme, por për të qenë pjesë e zgjidhjes së çështjes së kufijve detarë, për të treguar se ky vend nuk është i vetëm, por ka qytetarët e vet, akademikët e vet, shkencëtarët e vet, bijtë e vet, që nuk rrinë, por dinë, që jo vetëm dinë, por guxojnë, dhe jo vetëm guxojnë, por mund të ndërtojnë deri në përcaktime të kufijve detarë, sipas rregullit të artë të saj, si ekitinë, që medeomos përfshin drejtësinë, moralin, etikën, barazinë dhe historinë.
Ne sot jemi të pajisur me atë kulturë e njohuri, sa mund të themi se çuarja në Hagë, më së paku, është një veprim i nxituar, apo i papjekur, apo i pa rrahur në nivelet brenda vetes. A nuk mund ta quajmë kështu, kur qysh 10 vjet, pasi Gjykata Kushtetuese zeroi çdo gabim e lëshim të së kaluarës, dhe në epokën e re të diskutimeve këta 10 vjet, ne u përballëm përsëri:
• me hermetizimim të çështjes,
• me mungesë të transparencës së çështjes,
• me lajme që vinin nga mediat, debatet parlamentare dhe kushtrimet që lëshonte pala greke,
• me anashkalim të klasës akademike, të ekspertëve shkencore deri te ajo që quhet dituri dhe urtësi e një populli.
Ndërkohë që pala greke, përpos eksperiencës akademike për çështjet navale, kryeministri Cipras shprehet se gjeti mbështetje te qytetarët e vet, te shkencëtarët e vet, deri te klasa e klerikëve të besimit të vet. Dhe papritur përballemi me faktin, se më parë se çështja kufijtë të detit të shkonte, pse jo për diskutime ndër grupet shkencore, me ekspertiza shumëdisiplinare si:
1. gjeodezike detare,
2. gjeografike,
3. gjeologjike,
4. historike,
5. gjuhësore,
6. psikologjike
7. diplomatike,
ajo anashkalon:
1. vendimet e GJ.K, ku nuk dimë, ende, se si janë zbatuar vendime e saj, Qershor 2010
2. Parlamentin shqiptar,
3. Opozitën shqiptare me tërë diskursin e vet politik,
4. Presidentin shqiptar,
5. Shkencëtarët shqiptarë, qytetarët shqiptarë, deri në popullin e vetë shqiptar.

Ndaj duhemi bashkë, që me hapa të sigurtë, me forcën që na jep e Drejta historike, si ajo e popullit shqiptar, e drejta natyrore si ajo e popullit Çam, ku vuajtjet e tyre nëndhė, ende kërkojnë Ekiti e Drejtësi mbidhė, por mbi të gjitha e Drejta e Zotit, ne kemi gjithë tagrin e duhur për t’iu gjendur pranë Qeverisë, pranë Presidentit, pranë Politikës shqiptare, shkencëtarëve të ndrojtur, edhe për shkak të situatës, por më shumë interesave të qytetarëve, popullit dhe kombit shqiptar. Për hatër të këtyre parimeve, do doja të ftoja secilin nga ju qytetarë shqiptarë, që reagimet të ndiqen nga fryma e besimit, në mos nga ajo e mirëkuptimit, në mos nga ajo e tolerances, deri te ajo që jemi të detyruar të pranojmë njeri- tjetrin, se jemi shumë të vegjël para kauzave të mëdha që kombi na thëret që së bashku të prodhojmë një mendim të përbashkët në nivel ‘REZOLUTE’, për t’iu drejtuar më pas Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Parlamentit shqiptar, Opozitës dhe vetë popullit shqiptar, për mundësinë e të shprehurit për këtë çështje me ‘REFERENDUM SPECIFIK’, vota e të cilit do të quhet ‘VOTË SOVRANI’, për aq kohë, sa asnjë prej klasave politike nuk ka ‘këllqe’, ose janë shumë të vegjël për të mbajtur përgjegjësira kaq të mëdha.
Më mirë mos të dish se rri si budall dhe veçse vegjeton para TV, por kur di se çndodh, kur di se nga ky shkak vjen kjo pasojë, nuk mund të rrish pa folur, qoftë edhe përballë Kryeministrit tënd si rasti tani që sapo e dëgjuam nga goja e Tij, se shtyrja me 12 milje është e drejta e shtetit fqinj, atje ku mund të zbatohet – rasti veriu i ishujve të Greqisë, dhe atje ku nuk mund të zbatohet nuk zbatohet, rasti Korfuz – Sarandë, që midis tyre zbatohet një metodë tjetër grabitje.

Harta tregon se çfarë humbasim ne shqiptarët:
1. sipërfaqe detare rreth 340 km2, lundrim, turizëm, taksa
2. ujë detar, 340km2, faunë, peshkim, tubo nëndetare, histori,
3. sipërfaqe ajrore 340km2
4. sipërfaqe 340 km2 nëntaban detar, naftë, gaz.
5. total, rreth 1400 km2,
Çohuni shqiptarë, ose pranoni se jeni prore kalama, siç thoshte me 1956 presidenti amerikan Ajzenauer dhe ju duhet gjumi……kush na mëson ç’të bëjmë, dikur me armë sot me dije, si bëhet ndryshe?

Ku gabon kryeministri ynë, apo si mund ta ndihmojme atë?!
1. Pa u zbadhur, as në kartat greke, pranon deri në orgazëm 12 md, si me qenë zëdhënës grek;
2. Për 8 vjet lejoi e zhvilloi negociata okulte, ku çdo lajm vinte nga Greqia dhe jo nga qeveria e jonë;
3. Në negociata u ndërruan shpesh kuajt në ecje, madje në ngjitje, pra anëtarët e komisioneve të palës shqiptare;
4. Në Komisionet e palës shqiptare, s’kishte përfaqësi të disiplinave kërkimore si gjeodezi, gjeologji, gjeografi, histori, arkeologji, madje as jurist me njohje të jurisprudencës ndërkombëtare;
5. Të gjitha bisedat në këto negociata janë bërë mbi mbi bazën e 6 md për ato pika fillimi të matjeve, dhe pala shqiptare pranon tashmë hilenë dhe tradhëtinë greke, që mbasi siguruan pikat e matjeve, kërkuan zgjerim me 12 md;
6. Nuk ka marrë parasysh vendimet e Gjykatës Kushtetuese që ka zeruar ‘gafat’ e qeverive të mëparshme, dhe ky Kryeministër thellon këto gafa, sepse nuk jemi në kushtet e 6md, por të 12 md;
7. Nuk ka thirur, sikur një herë, përfaqësues të ditur të fushave të mësipërme, as pjesëtarë të përfaqësive fetare, as përfaqësues të shoqërive apo grupeve civile, sikundër homologu i tij grek që e ka bërë në vendin e vet.
8. Lejon dhe pranon me plot gjasa që metodika e matjeve të jetë e ndryshme midis dy palëve, ku shteti grek përfiton hapësirë detare, qysh në përcaktimin e metodës bazë të matjes (ata me vija bazë nga kepi më i dalë në veri të Korfuzit te kepi më i dalë në jug të tij, ndërsa ne me metodën e gjireve të mbyllur, nga cepi i shkëmbit te porti në Sarandë te kampi i pionerit bie fjala);
9. Lejon dhe pranon me plot gjasa që shkëmbi i pleshtit gur tokësor, si ai i Barketës të shërbejë si pikë matje për palën greke, ku si i pabanuar që është, nuk duhet të llogaritet fare.
10. Lejon dhe pranon me plot gjasa që ishulli Othonoi (historikisht, Fanari shqiptar), me 300 ushtarakë të shërbejë si pikë matje dhe të krahasohet e të ndahet me bregdetin e qendrueshëm Karaburun –Sarandë, që ka pas shpine 3 milionë banorë.
11. Lejon dhe pranon me plot gjasa që ishulli Othonoi të ketë peshë dhe efekt të njëjtë, me kontinentin shqiptar, ndryshe nga marrëdhëniet Greko-Italiane që ka efekt të pjessshëm;
12. Pse nuk është përdorur Ekitija (historia, morali e drejtësia) nga pala greke? Mirë ata, po Kryeministri ynë, si bie dakord me këtë shkelje?
13. Pse nuk është kërkuar një nga normat bazë të marrëveshjes së Detit (UNCLOS-United Nation Convent Laë of the Sea ), ku neni 15 të lejon qasjen historike, ku prej 10,000 vjetësh, Butrinti ka qenë dhe ështe yni, ku Çamëria prej 9900 vjetësh ka qenë jona, ku ishujt Othonoi, Erikusa kanë veçse 100 vjet që na u rrëmbyen, sepse toka Dhėu Himarë-Sarandë, e ka pasë dominuar detin.
14. Së fundi, pa diskutime, pa negociata reale, pa zënka, pa kontradita, Kryeministri ynë deklaron i pari në një takim para dy muajsh ‘eureka’, pra e gjeta zgjidhjen, i thotë palës greke se: çështjen do ta çojmë në Hagë.
15. Lindin disa apo mori pyetjesh: Pse në Hagë që ka proces pa rekurs ose të pakthyeshëm? Pse jo në Hamburg që ka diskutime pas? A po çon kontradiktë apo një ujdi? Ku i ke diskutimet me Parlamentin? Po me Presidentin? Pse ky nxitim? Apo kërkon të vulosësh turpin me duart dhe vendimet e të tjerëve. Ndaj, çuarja në Hagë, nuk është thjesht nxitim, as interes politik, as mashtrim i rradhës, as poshtërsi, por thjesht tradhëti kombëtare, shitje të 1360 km2 sipërfaqe deti, uji, ajër e tokë.

Akademia Alternative Shkencore

SHKARKO APP