Reagime për vendimin e Ramës për afganët
Nga Fatos Hakorja-
Kryeministri Rama sapo konfirmoi se e ka vendosur qe do t’i pranoje afganet qe u rrezikohet jeta nga regjimi taleban qe po instalohet me shpejtesi ne Afganistan me ikjen e ushtrise amerikane. Afganet ne nevoje jane te mirepritur, si cdokush tjeter qe po ashtu eshte i detyruar te lere shtepine dhe vendin e tij per te shpetuar jeten vet dhe te famlijes. Por kryeministri i Shqiperise, perpara se ta na vinte perballe faktit te kryer, do te duhej te kishte dhene shpjegime te thjeshta per ate se cfare permban marreveshja. Ne vend te kesaj ai zgjodhi serish ate qe i shkon me mire atij sesa vendit: i tregon vendimet e marra pa u konsultuar as me aktoret e tjere politike as me ata qe e kane votuar, sikur t’i kete marre per inat te kundershtareve te qeverise apo PS-se. Vendos ne koke te vet per nje ceshtje kaq sensitive dhe viktimizohet perballe atyre qe kerkojne sqarime, pasi viktimizimi ne kete rast, i sherben pikerisht mosdhenies se llogarise se perse ai vazhdon ta trajtoje Shqiperine si prone te tij dhe jo si vendin e cdo shqiptari. Permend si vyryt bujarine e shqiptareve, por vendos sikur te ishte shqiptari i vetem i ketij vendi. Politika e faktit te kryer, me shume sesa te tregoje bujarine tone, i sherben vetem polarizimit dhe ndasise. Ndaj edhe nje dialog i hapur perpara se te merrej vendimi do te nevojitej per te treguar vertet shqiptarin qe pretenton te jete kryeministri dhe per t’i treguar njezeri bujare e mikpritesa te gjithe shqiptaret e jo vetem ata qe adhurojne kryetarin e qeverise dhe i binden atij pa medyshje, ndersa te tjeret qe kerkojne shpjegime, si kinse patriote te paditur.
KOHA JONË SONDAZH

