Reagimet/Barbaria e shembjes së Teatrit dhe rrahja e artistëve. Europa tani po njeh Edi Ramën e vërtetë

Në 7 vite qeverisje të Edi Ramës rrallë ka ndodhur që në 24 orë të reagojnë ashpër kundër tij institucione ndërkombëtarë, personalitete politike europiane, figura të artit dhe njerëz që me kontribute në zhvillimet në Shqipëri dhe rajon. Shembja e Teatrit Kombëtar dhe dhuna ndaj qytetarëve kanë grisur përfundimisht imazhin e artistit Edi Rama në kancelaritë europiane. Kryeministri piktor, batutaxhi dhe që vishej çuditshëm, pasi shembi godinën dhe gjakosi artistët, po shihet ashtu siç është në të vërtetë. Një autokrat që për pushtet dhe interesa të dyshimtë ekonomike mund ta kthejë kryeqytetin e Shqipërisë në arenën ku masakrohen aktorët dhe tërhiqen zvarrë të rinjtë.

Shembja e një ndërtese historike, rrahjet barbare dhe tyta e armëve mbi kokën e aktorëve është nga ato krime që nuk amnistohen. Në Europën e viti 2020 nuk kuptohet sesi një kryeministër urdhëron dhunë barbare mbi qytetarët dhe shemb përtokë ndërtesa që identiteti i të cilave na bën eurpianë.

Për të kuptuar se çfarë dënmi i ka bërë vendit Edi Rama me shembjen e Teatrit, mjafton të shihen reagimet që vijnë nga zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të BE-së. Donal Tuks, President i Partive Popullore Europiane dhe ish-President i Këshilli të Europës është një politikan i djathë, por me një miqësi të deklaruar me Edi Ramën. Ditën e sotme shprehet hapur se shembja e Teatrit Kombëtar është një shkon kundër vlerave të Europës. Pasi dënon dhunën ndaj gazetarëve dhe artistëve, Tusk thotë se akte të tilla janë të papranueshme.

Hanes Svoboda është një ikonë e së majtës europianë. Politikani austriak që ka mbajtur Presidencën e Partive Socialiste Europiane ku bën pjesë dhe PS është mik i ngushtë i Edi Ramës. Në vitet e opozitës së PS, 2005-2013 është njeriu që i hapi rrugët drejt BE-së. Në Tiranë vinte shpesh si i dërguari i Brukselit dhe shumicën e konferencave e ka dhënë nga selia e PS. Sot pas shembjes së Teatrit Kombëtar, njeriu që ka lobuar për Edi Ramën e thotë troç: “Jam i shokuar. Kush mund ta justifikojë këtë gjë”?

Johann Wadephul, nënkryetar i CDU-së që qeverisë Gjermaninë, nuk është mik personal i Edi Ramës, por është një mik i Shqipërisë. Politikani i njohur gjerman ka lobuar personalisht për hapjen e negociatave, madje duke marrë dhe kritika brenda partisë së tij dhe në politikën gjermane. Pas rrënimit të Teatrit Kombëtar dhe dhunës barbare mbi artistët edhe ai ka mbetur pa fjalë nga sjellja e qeverisë në Tiranë dhe shtron pyetjen fatale: “Mos vallë vendet që duan hyrjen e Shqipërisë në BE kanë të drejtë”?

Lista e emrave që kanë reaguar në rrjetet sociale dhe deklarata publike është e gjatë dhe fatkeqësisht kudo shprehet zhgënjimi dhe zemërimi me aktet e ndodhur anë Tiranë. Ndryshe nga ambasadat që duhet të sillen sipas tekave të qeverisë për të ruajtur marrëdhëniet zyrtare, politikanët e BE flasin hapur dhe në mënyrë dërrmuese për qeverinë e Edi Ramës.

Reagimet tregojnë se shembja e Teatrit Kombëtar ka shkaktuar një thyerje të madhe mes Shqipërisë që ata njohin dhe qëndrimeve reale të Edi Ramës. Kryeministri nuk shembi thjeshtë një ndërtesë, por me fadromat mbi Teatrin ka shkatërruar dhe një pjesë të identitetit tonë europianë. Akte të tilla nuk kanë lidhje me vlerat e BE, por me barbarët dhe pamjet që shohin këto ditë nga Tirana i kanë shokuar të gjithë. Njerëzit që kanë ndihmuar në integrimin, miq real të Shqipërisë në këto vite, po na e thonë hapur: Në Bashkimin Euroian nuk ka vend për barbarë.

SHKARKO APP