Reagimi për deklaratat e Ramës, Kotzias: Nuk e bëra unë
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, u pyet në Tiranë në lidhje me reagimin e fortë të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Greqisë në lidhje me disa deklarata të kryeministrit Rama në kongresin e PDIU.
Kotzias tha se ai nuk ishte autor i asaj deklarate, por ajo ishte produkt i disa qarqeve të Ministrisë së Jashtme.
“Tjetër gjë është deklarata e Ministrisë së Jashtme, tjetër gjë deklarata e Ministrit të Jashtëm dhe tjetër gjë deklarata e tipit: qarqet thonë se…”, u shpreh Kotzias. Ai tha se e vetmja deklaratë e bërë prej tij është ajo që ai e do Shqipërinë në BE. /Lapsi.al
KOHA JONË SONDAZH

