Reagimi, Presidenti: Zgjedhjet e Dibrës i caktoi Kushtetuesja
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani deklaroi se data për zgjedhjet në Dibër ishte e përcaktuar automatikisht nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Ishte pikërisht caktimi i datës 11 shtatori shkaktoi përplasjen me PS-në.
“Data e zgjedhjeve përcaktohet automatikisht nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Presidenti ka vetëm dekretin e shpalljes formale. Gjykata me vendimin e datës 1 gusht përcaktoi si dy të diela të mudshme, 4 shtatori dhe 11 shtatori. Gjykata e detyron presidentin që brenda 48 orësh të shpallë datën, nëse nuk do ta shpallte do ishte shkelje e kodit zgjedhor. Gjykova që data më e largët për shkak të sezonit ishte 11 shtatori, ndaj e shpalla. Nëse do të pritej botimi në Fletoren Zyrtare shkelet kodi zgjedhor”, tha ai.
Presidenti Nishani caktoi më 2 gusht datën 11 shtator si ditën e zgjedhjeve në Bashkinë e Peshkopisë.
Caktimi i datës së zgjedhjeve u konsiderua i paligjshëm nga Partia Socialiste me pretendimin se kreut i Shtetit nuk mund të dekretojë zgjedhjet përpara zbardhjes dhe publikimit në Fletoren Zyrtare të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Partia Socialiste i kërkoi kreut të Shtetit që ta tërheqë dekretin.
Nga ana tjetër, Presidenca tha se vendimi ishte marrë pasi Gjykata Kushtetuese i kishte dërguar Presidencës vendimin e saj që rrëzonte kërkesën e ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili, i cili kërkoi rrëzimin e vendimit të qeverisë që e shkarkonte atë nga detyra.
KOHA JONË SONDAZH

