Reagon Athina: Çështja çame nuk ekziston
Athina Zyrtare ka reaguar sot lidhur me deklaratar e djeshme të Komisionerit për Zgjerimin Johannes Hahn për “çështjen çame”. Në një reagim të sajin, Ministria e Punëve të Jashtme greke deklaron prerazi se: Çështja çame nuk ekziston.
“Çështja çame nuk ekziston dhe për këtë arsye nuk është pranuar kurrë apo negociohet mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.
Ministria e jashtme greke deklaron gjithashtu se deklarata e Hahn, është e pavërtetë dhe e papranueshme. “Qëndrimi i Hahn tregoi ai nuk e ushtron detyrën e tij sipas parimit të paanësisë”- thekson ambasada greke.
Më tej ministria e Jashtme nënvizon se i ka kërkuar shpjegime bindëse për këtë deklaratë
“Do të kërkohet që të jepen shpjegime direkte dhe bindëse për sa i përket përmbajtjes së papranueshme dhe të rreme në përgjigjen e tij”.
Ceshtja came
Komisioni Europian njohu çështjen çame si një prej çështjeve të pazgjidhura mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke i dhënë dje bekimin axhendës së propozuar nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve
Komisioneri Johanes Hanh dje, gjatë një seance me eurodeputetë deklaroi se Komisoni njihte si çështje të pazgjidhur edhe atë të kufijve detarë, dhe mirëpret krijimin e një mekanizmi të përbashkët, për ti adresuar.
Ora News arriti të sigurojë qëndrimet zyrtare të Komisionerit Hanh, ndërsa i ktheu përgjigje shqetësimeve të eurodeputetes greke Maria Spyraki mbi ato që ajo i quajti “Pretendimet irredentiste kundër një shteti anëtar nga ana e koalicionit qeveritar të Shqipërisë”.
KOHA JONË SONDAZH

