Reagon Balla për zjarrin në Lushnjë: Mirënjohje zjarrfikësve për punën, flakët rrezikuan banesat
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pasi u shuan vatrat e zjarrit në fshatin Zhamë në Lushnjë.
“Falë punës së pandërprerë të forcave të zjarrfikëse të Lushnjes, Fierit, Divjakës, Beratit, Roskovecit, Rrogozhinës, Peqinit, Kuçovës, kompanisë Albpetrol, ndihmuar edhe nga efektivë të Forcave të Armatosura dhe punonjës të ndërmarrjeve të Bashkisë Lushnjë, zjarri në Zhamë u shua plotësisht. Shumë mirënjohje për përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë, duke shmangur dëme shumë, shumë më të mëdha nëse nuk do të ishte arritur vendosja nën kontroll gjatë natës dhe nëse nuk do të ishte punuar pa ndërprerje deri në mëngjezin e sotëm“, shkruan Balla në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

