Reagon Bashkia e Tiranës: Nuk ka asnjë interes privat për projektin te Parku
Bashkia e Tiranës ka reaguar për protestën e sotme të Partisë Demokratike, të cilën e cilësoi si një “pseudoprotestë”. Përmes një deklarate, Bashkia e Tiranës thotë këndi i lojrave do t’u shërbejë vetëm fëmijëve dhe s’ka asnjë interes privat.
Reagimi i Bashkisë së Tiranës
Protesta e PD sot ishte nje pseudoproteste qe ka vetem nje qellim: pengimin e zhvillimit te qytetit. Kundër këtij zhvillimi, sot patë të gjithë se si vandalët u turrën dhe shkulën hunj, shkulën çdo sistem rregullimi, për të penguar zhvillimin e qytetit.
Ky është dallimi mes modeleve, mes njerëzve të cilët mundohen për të punuar, për të zhvilluar qytetin dhe atyre të cilët në mënyrë të vijueshme, vit pas viti vetëm shkatërrojnë dhe qytetarët e shohin qartë këtë diferencë.
Punet ne TR keto 6 muaj, prove e qarte se qyteti mund te riparohet, mund te behet me mire. PD sot ka veshur petkun e “dashnorëve” të pemëve, dje ndertonin pallate 17 kateshe buze liqenit. Kendi do t’u sherbeje vetëm fëmijëve, nuk ka asnjë interes privat, nuk ka asnjë lokal. Do të jetë një vend ku fëmijët, me prindërit e gjyshërit e tyre mund të vijnë e të luajnë.
KOHA JONË SONDAZH

