Reagon Berisha për 21 janarin e 14 viteve më parë

Në një konferencë për media ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha u pyet për ngjarjet e 21 janarit të 14 viteve më parë, kur gjatë një proteste të organizuar para Kryeministrisë, mbetën të vrarë katër persona.

Së pari, keqardhjen time e kam shprehur për viktimat, jo pas 14 vitesh, siç pretendoni ju, por e kam shprehur fiks në ora 7 të darkës të asaj nate, ditën e rrethimit, datën 21 janari 2011, dhe në mënyrë të përsëritur”, tha Berisha, duke i shtuar më tej se ishte shprehur gjithashtu për hetimin ndërkombëtar të ngjarjeve, kërkesë që e bëri po atë natë dhe më pas.

“Përdorimi politik i kësaj ngjarjeje, ku u sollën për qëllime politike për të pushtuar Kryeministrinë, është dëshmi e keqpërdorimit të kësaj ngjarjeje kryekëput për qëllime politike”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?