Reagon delegacioni i BE pas takimit me qeverinë: Kemi shqetësime serioze për draftin e amnistisë fiskale
Në një deklaratë dhënë fill pas takimit me kryetarin e grupit të PS, Taulant Balla dhe ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka shprehur shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale.
“Bashkimi Evropian ka shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ne do të vazhdojmë konsultimet me autoritetet përkatëse të qeverisë për të rishikuar këtë legjislacion,” tha Delegacioni i BE-në Shqipëri.