Reagon drejtoria e Tatimeve: “Starlink Albania” operon normalisht
Drejtoria e Tatimeve ka reaguar pas lajmeve se Starlink Albania është bllokuar.
Në një reagim, tatimet shprehen se Starlink Albania operon normalisht.
“Duke iu pergjigjur interesit të mediave lajmin e publikuar dje në disa portale, ku pretendohet se kompania Starlink Albania ka detyrime të papaguara, Administrata Tatimore sqaron opinionin publik se ky informacion është i pavërtetë!
Zyrtarisht sqarojmë se, nga verifikimi i bërë në sistemin elektronik tatimor c@ts, Starlink Albania nuk ka asnjë detyrim të papaguar ndaj Administratës Tatimore”, kanë thënë tatimet.
KOHA JONË SONDAZH

