Reagon Edi Rama: Babaleprotestë qesharake
Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar për protestën e sotme të opozitës. Ai e cilëson protestën qesharake dhe falënderon qytetarët që nuk morën pjesë, duke nënkuptuar se numri i protestuesve ka qenë i vogël.
“Faleminderit të gjithë atyre demokratëve, të cilët nuk duan ta shohin me sy qeverinë, po e refuzuan ftesën për të marrë pjesë në babaleprotestën sa qesharake, aq edhe të pabesë ndaj çdo shqiptari e shqiptareje, që nuk pranon të dëmtojë Shqipërinë për babalepartinë”,- shkruan Edi Rama në një reagim në Facebook.