Reagon Idrizi: Hahn i dha shuplakë nacionalizmit grek, përgjigjja e MPJ të Athinës si e ‘të fortit të lagjes’
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë së Jashtme greke, e cila deklaron se “Çështja Çame” nuk ekziston dhe si e tillë nuk është pranuar të negociohet mes dy qeverive greke dhe asaj shqiptare.
Duke e cilësuar këtë qëndrim të qeverisë greke, si një “përgjigje të të fortit të lagjes”, Idrizi thekson se kjo deklaratë tregon për një arrogancë aspka të pranueshme.
“Qeveria greke mbron krimet e Napoleon Zervës. Ftoj qeverinë greke të distancohet nga krimet. Hahn i dha shuplakë nacionalizmit grek. Çështja çame do ekzistojë sa të ekzistojë çami i fundit”, u shpreh Idrizi.
Një ditë më parë, Komisioni Europian njohu paketën e qeverisë shqiptare për çështjet e hapur me Greqinë, mes tyre edhe çështjen çame.
KOHA JONË SONDAZH

