Reagon Kadilli pasi u la jashtë kryesisë së PD: Topi është i imi, penalltinë e gjuaj vetë
Politikë E Martë, 31 Gusht 2021 10:42
Fatbardh Kadilli, ish-kandidat për kreun e Partisë Demokratike ka reaguar pasi u la jashtë Kryesisë, në mbledhjen e ditës së djeshme.
Përmes një shënimi në facebook, Kadilli shkruan “Topi është i imi, penalltinë e gjuaj vetë. Ngjashmëria me filmin për fëmijë që bëjnë lojë luftash nuk është rastësore”.
Ditën e djeshme PD mbajti mbledhjen e Kryesisë ku u zgjodhën sekretarët dhe krerët e komisioneve parlamentare.